Lideri I AKR-së, z. Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Podujevë me c’rast ka vizituar fabrikën e përpunimit të drurit “Galanteria” duke u njoftuar për perspektivat e kësaj fabrike.
Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se AKR ka qind për qind perspektivën ekonomike dhe mision kryesor e ka hapjen e vendeve të reja të punës./Arbesh.info
Postimi I plotë:
Në vazhdën e aktiviteteve ditore nëpër Kosovë, sot vizitova fabrikën e përpunimit të drurit “Galanteria” në Podujevë.
Nga pronari ing. Muhamet Ymeri u njoftova nga afer me perspektivën e kësaj fabrike e cila tashmë ishte e orientuar kryesisht në eksport. Kjo vizitë ishte vazhdimësi e vizitës së djeshme në fabrikën “Korenica në Xerxe të Rahovecit.
Nikoqir i imi ishte Mustafë Korenica, i cili më impresionoi me përkushtimin e vet ndaj punës.
Unë fuqishëm po përkushtohem që mbështetjen dhe zhvillimin e bizneseve ta përfshij në strukturën e AKR-së.
AKR ka qind për qind perspektivën ekonomike dhe mision kryesor e ka hapjen e vendeve të reja të punës.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026