Pengojnë zyrtarët policorë, arrestohen

23:49 | 8 Maj 2016
M. A.

Policia e Kosovës në raportin e 24 orëve të fundit ka njoftuar se në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, të cilët kishin penguar zyrtarët policor, derisa ata ishin duke bërë sigurimin e një ndeshje të futbollit.

“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policor derisa të njëjtit po bënin sigurimin e një ndeshje të futbollit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale