ISIS-i mori përsipër përgjegjësinë për sulmin e armatosur, të kryer sot në mëngjes, ku u vranë tetë policë egjiptianë.
ISIS-i e mori përsipër këtë sulm me anë të një deklarate në portalin Amak.
Në të shumtën e rasteve, pas këtyre sulmeve qëndron organizata ”Ensar Beit al-Maqdis”, që në nëntor të vitit 2014 iu bashkua ISIS-it dhe ndryshoi emrin në ”Sina Vilayet”.
Persona të armatosur qëlluan për vdekje tetë oficerë policie në periferi të Kajros, në serinë e fundit të vrasjeve të forcave të sigurisë në Egjipt.
”Oficerët e veshur civilë po udhëtonin në një autobus të vogël në periferinë jugore të Helwanit, kur personat e armatosur dolën nga një kamion i vogël, hapën zjarr dhe më pas u larguan”, tha Ministria e Brendshme egjiptiane me anë të një deklarate.
Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Dit...
Lëvizja Vetëvendosje: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Pri...
Ismajli dëmtohet sërish, mësohet se sa do të qëndrojë jashtë...
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...
Asambleja franceze miraton projektligjin për ndalimin e rrje...