Presidenti slloven, Borut Pahor deklaroi se Ballkani Perëndimor është terren natyror për zgjerimin e BE’së dhe theksoi se për shkak të ndijshmërisë në rajon, procesi i zgjerimit nuk duhet të jetë vetëm proces teknik, pasi ai nënkupton edhe proces serioz politik.
Në fjalimin e konferencës së sigurisë në Budva, Pahor tha se suksesi në zgjerim varet nga përkushtimi ndaj BE’së dhe NATO’s si dhe nga përkushtimi pa rezerva i çdo vendi në rajon ndaj zgjidhjes së çështjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe, që mund ta pengojnë vijimin e suksesshëm të negociatave, transmeton Atsh.
“Ky kuptim është kyç për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, theksoi Pahor.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026