Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka vizituar qytetin e Prizrenit.
Përveç temës rreth riorganizmit të AKR-së dhe shëndërrimit të saj në alternativen kryesore, Pacolli ka theksuar se është diksutuar edhe për perspektiven ekonomike të vendit, transmeton koalb.com.
‘Fatkeqësisht edhe ata janë të dëshpëruar me mënyrën se si Qeveria e Kosovës dhe Agjensia Kosovare e Privatizimit i shkatërroi dhe vazhdon ti shkatërroj keto ndermarrje. Kjo mënyrë e trajtimit ekonomik e ka shkatërruar perspektivën e Kosovës’, ka theksuar Pacolli në statusin e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Një ditë pune në Prizren…
Sot me ftesën e forumit rinor të AKR-së vizitova qytetin e bukur tê Prizrenit ku zhvillova një bashkëbisedim shumë të frytshëm me të rinjët e këtij qyteti. Bashkëbiseduam për riorganizimin e AKR-së dhe shëndërrimin e saj në alternativën kryesore për perspektivën ekonomike të vendit. Rinia e Prizrenit sot më inkurajoi edhe më shumë që fuqishëm të vazhdojë përpara rrugën e nisur.
Po ashtu, gjatë ditës pata një takim edhe me veteranët e punës, ata që suksesshëm drejtuan gjigandë ekonomik, dhe që siguruan të ardhura për mijëra familje të Kosovës. Fatkeqësisht edhe ata janë të dëshpëruar me mënyrën se si Qeveria e Kosovës dhe Agjensia Kosovare e Privatizimit i shkatërroi dhe vazhdon ti shkatërroj keto ndermarrje. Kjo mënyrë e trajtimit ekonomik e ka shkatërruar perspektivën e Kosovës. Ne do ta ndalim degradimin e mëtejm të ekonomisë së Kosovës!
Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Dit...
Lëvizja Vetëvendosje: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Pri...
Ismajli dëmtohet sërish, mësohet se sa do të qëndrojë jashtë...
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...
Asambleja franceze miraton projektligjin për ndalimin e rrje...