Kometa C/2014 S3/Panstarrs mund të jetë një fragment i Tokës që është larguar në kufijtë e Sistemit Diellor, ku mbyllet memorja e historisë kur Toka po lindte, bashkë me planetet e Sistemit Diellor.
Ky trup qiellor bënte pjesë në atë përzierje të materialeve që gjendeshin në atë kohë në embrion të sistemit planetar, por më pas orbita e tij është devijuar duke e dërguar atë në zonat më ekstreme të sistemit. Ky zbulim i publikuar në revistën Science Advances, është falë një grupi të Universitetit të Hauait të koordinuar nga Karen Meech.
Studiuesit kanë verifikuar se ky trup antik prej guri është një arkiv i vërtetë kozmik, i mbetur për një periudhë të gjatë në kufijtë e Sistemit Diellor, në mjegullpn e Oort, dhe i paralizuar nga ambienti i shumë i ftohtë.
Studiuesit e kanë vëazhguar dhe analizuar kometën me “Very Large Telescope” (VLT) të Observatorit Jugor Evorpian (ESO) dhe me teleskopin CFH (Canada-France-Hawaii) dhe vunë re se nuk kishte bishtin karakteristik të kometave të tjera që vijnë nga kufijtë e Sistemit Diellor, që krijohet kur afrohen shumë me Diel lin.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026