Deputetja Blerta Deliu punëson motrën në Kuvend [Dokument]

19:17 | 7 Maj 2016
M. A.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu ka ‘rahatuar’ motrën e saj Valmirë Buçaj si Zyrtare të lartë për kontrata në Kuvendin e Kosovës.

Gazeta Fjala posedon njoftimin nëpërmjet së cilit Buçaj është punësuar në Kuvend gjatë këtyre ditëve. Ajo do të jetë e punësuar në Kuvendin e Kosovës për një kohë të pacaktuar me punë provuese në kohëzgjatje fillimisht prej 12 muajsh.

 Valmirë Buçaj kohë më parë kishte punuar si zyrtare e lartë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kuvendi i Kosovës kishte shpallur konkurs për dhjetë pozita të ndryshme, kryesisht si zyrtarë në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Fjala.

Ndërkohë që kohë më parë mediat kanë raportuar për mënyrën e punësimit të familjarëve të Blerta Dliut në institucione publike.

Vëllu i saj, Taulant Deliu është i punësuar në televizionin publik si zyrtar i prokurimit. Pashtu edhe burri i Yllka Deliut, që është motra e deputetes, Korab Mushkolaj ka qenë konsul në ambasadën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurse prej 1 nëntorit të vitit të kaluar ka filluar punën në ambasadën e Kosovës në Hungari.

Kësisoj, si duket deputetja përmes ndikimit të saj partiak i ka siguruar motrës së saj të jetojë herë në Amerikë e herë në zemër të Evropës.

13180845_10206279649686172_1170538838_n

Shpërndaje në rrjete sociale