Disa të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë treguar se 72 për qind e kosovarëve nuk mund të përballojnë pushim njëjavor jashtë shtëpive të tyre, raporton KTV.
Buxheti i vogël i kosovarëve do të rëndohet nëse vendosin të udhëtojnë në rrugë tokësore në vendet e BE-së kur liberalizimi i vizave të hyjë në fuqi.
Kjo për arsye se ende Kosova nuk është pjesë e kartonit të gjelbër dhe kështu qytetarët duhet të paguajnë për të kaluar me automjete në çdo kufi.
Dhe kjo duket se do të vazhdojë sepse Kosova nuk po gjen mënyra për të lobuar që të pranohet nga Këshilli i Byrove, ani pse thonë se kanë plotësuar kushtet për pranim.
Derisa do të vazhdojnë të paguajnë edhe bashkatdhetarët që vijnë për pushime në Kosovë.
Nga pagesat që bëhen nga qytetarët që jetojnë në vendet e BE-së, por vijnë për pushime në Kosovë, më së shumti kanë përfituar kompanitë e sigurimeve.
Kosova ka aplikuar në Këshillin e Byrosë për Karton të gjelbër qysh në vitin 2011 dhe vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë që nuk është pjesë e Kartonit të gjelbër.
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi
Agim Veliu: Dega e LDK-së në Podujevë ndodhet në krizë, pesë...
Përmbytjet në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, IHM...
Hyn në fuqi ligji për të huajt, publikohet materiali informu...
Përmbyset varka në Mbretërinë e Bashkuar, humbin jetën tre t...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takojnë Kryetari...