Serbët e Kosovës të vetmit pa viza, nëse nuk marrin pasaportë të Kosovës

17:21 | 7 Maj 2016
M. A.

Vendimi i fundit i Komisionit Europian që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat për të udhëtuar në Zonën Schengen do t’i lë pa viza dhe të izoluar vetëm serbët e Kosovës, nëse ata vazhdojnë të mos pranojnë dokumentet e shtetit të Kosovës.

Pasaportat e Republikës së Serbisë, të cilën e posedojnë serbët e Kosovës nuk është e barabartë me pasaportat e qetarëve të tjerë brenda Serbisë, për shkak se ato lëshohen nga organet paralele këtu në Kosovë, shkruan Vecernje Novosti.

Prandaj serbët e Kosovës do të mund ta gëzojnë liberalizimin e vizave për Kosovën vetëm nëse ata pranojnë të marrin pasaportat e shtetit kosovar.

Shpërndaje në rrjete sociale