Lidhja Demokratike e Kosovës e ka uruar Partinë Demokratike të Kosovës për Konventën e sotme, si dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
Sipas një komunikate, kryetari i LDK-së Isa Mustafa i ka uruar suksese kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke shprehur besimin në bashkëpunim të mëtejmë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të shoqërisë dhe skenës politike kosovare.
Mustafa ka shprehur besimin se ky bashkëpunim do të jetë edhe në fushën e zhvillimit ekonomik, në fuqizimin e shtetit, në miqësi të vazhdueshme me SHBA-të, vendet e BE-së dhe shtetet tjera mike.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026