Presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar kryetarin e ri të kësaj partie, Kadri Veseli, duke thënë se ka besim se ky i fundit dhe lidershipi i PDK-së do t’i forcojë institucionet, do të thellojë më tutje reformat demokratike dhe do të fuqizojë unitetin e vendit.
Ja postimi i plotë në facebook:
Kam udhëqur me krenari PDK-në mbi 16 vite para se të bëhem President i Republikës. Sot ndihem shumë mirë kur shoh tranzicionin e suksesshëm në lidershipin e PDK.
Kryetarit të ri z Kadri Veseli i uroj zgjedhjen në një proces transparent.
Kam besim se ju z.Veseli dhe lidershipi i PDK do të forconi institucionet, do të thelloni me tutje reformat demokratike, do ta fuqizoni unitetin e vendit, kohezionin qytetar si dhe dialogun ndër-partiak, dhe do ta afroni edhe më shpejt Kosovën në NATO dhe BE. Urime juve dhe anëtarësisë së PDK në hapjen e një kapitulli të ri. HTH
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026