Kadri Veseli është nominuar zyrtarisht për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, në konventën e shtatë të kësaj partie.
Ky nominim është bërë nga nënkryetari i partisë Hajredin Kuçi, i cili është duke shpalosur veprimtarinë politike të Kadri Veselit.
“Veseli është i qetë, i edukuar, me përkushtim, i guximshëm kur kërkohet dhe i urtë kur duhet. Ai ia ka dhënë gjoksin Kosova, por asnjëherë nuk ka rrahur gjoks. Ai ka kontribute të jashtëzakonshme për lëvizjet për çlirimin e Kosovës. Veseli ishte një ndër shtyllat e forta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Kuçi në fjalën e tij.
Ndërsa pritet që votimi për zgjedhjen e kryetarit të partisë të fillojë tani.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026