Futbolli në zi, vdes në fushë lojtari i Dinamos së Bukureshtit (Video +16)

00:32 | 7 Maj 2016
Arbresh.info

Tjetër tragjedi në futboll.

Patrik Ekeng, mesfushori kamerunas i Dinamos së Bukureshtit, ndërroi jetë pas një ataku kardiak në fushë gjatë ndeshjes ndaj Vitorul Konstantës të premten mbrëma.

Ishte minuta e 70-të kur 26-vjeçari i cili ishte futur në lojë vetëm shtatë minuta më parë, u rrëzua përtokë pa kurrfarë kontakti me ndonjë lojtar tjetër.

Dhjetë mjekë u përpoqën për një orë e gjysmë ta mbanin në jetë, por pa sukses.-shkruan shekulli.

Ekeng kishte nënshkruar në janar me Dinamon, pasi kishte veshur fanellat e Lë Manshit nga viti 2009 deri në 2013-n (35 ndeshje, 1 gol) dhe Kordobës (2014-2016), me një gol në shtatë ndeshje.

Mesfushori bëhet  dyti futbollist kamerunas që ndërron jetë në fushë, pas Vivian Foes në vitin 2003, si dhe i dyti i Dinamos së Bukureshtit, pas Katalin Haldanit i cili humbi jetën po nga një infarkt në 2000-n.

I lindur më 26 mars 1990, Patrik Ekeng prej janarit ishte pjesë e kombëtares së Kamerunit, me shtatë ndeshje të luajtura.

https://www.youtube.com/watch?v=RaGUxOUYT3g

Shpërndaje në rrjete sociale