NISMA për Kosovën sot ka mbajtur mbledhje me anëtarët e Kryesisë. Në këtë mbledhje është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, çështjet organizative të Nismës, e në veçanti për përgatitjet që janë duke u bërë nëpër degët e Nismës, në funksion të mbajtjes së Kuvendit të I-rë Zgjedhor të Nismës për Kosovën, që do të mbahet më 25 Qershor.
Po ashtu, në këtë mbledhje është diskutuar edhe për takimet mobilizuese që NISMA dhe AAK janë duke zhvilluar me strukturat nëpër degë për protestën që do të mbahet më 14 maj në Prishtinë.
Në fund të mbledhjes është folur edhe për Kuvendin Zgjedhor që nesër do të mbajnë degët e Nismës në Evropë. Ky Kuvend do të mbahet nesër, në orën 19:00, në Gjermani.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026