Më shumë se 3 milionë njerëz në SHBA jetojnë me anemi, që është një çrregullim shumë i zakonshëm i gjakut, i cili zhvillohet kur qelizat e kuqe të gjakut nuk kanë hemoglobina të mjaftueshme, ose kur numri i tyre është i vogël.
Ndjeheni të rraskapitur dhe të dobët.
Sipas Niket Sonpal, mjek dhe asistent i mjekësisë klinike, mungesa e hekurit si komponent i rëndësishëm i hemoglobinës shkakton lodhjen.
Mungesa e hekurit bën që të keni fuqi të ngriheni nga shtrati, por do të ndjeheni të rraskapitur për të përfunduar detyrat e ditës.
Keni preferenca të çuditshme për gjëra që nuk janë ushqim
Njerëzit të cilët janë anemikë mund të zhvillojnë një sindromë të quajturpica, e cila shkakton dëshira të çuditshme për të ngrënë objekte që nuk janë ushqim, si pluhuri, akulli, ose balta, shpjegon Sonpal.
Keni dhimbje koke ose ndjeheni të trullosur
Dhimbja e kokës dhe marramendja mund të jenë simptoma të anemisë.
“Kjo ndodh nga mungesa e oksigjenit në tru”, thotë Sonpal dhe ndonjëherë përcillet me alivanosje.
Rrahjet e zemrës i keni të parregullta
Rrahjet e parregullta të zemrës, ose shkalla e rritur e të rrahurave të zemrës ndodh kur trupi juaj përpiqet të kompensoj mungesën e energjisë
Mbetni pa frymë
Kur organet tuaja nuk janë duke marrë oksigjen të mjaftueshëm, mushkëritë tuaja fillojnë të kompensojnë dhe te punojnë më shumë për të rritur nivelin e oksigjenit.
Duart dhe këmbët i keni gjithmonë të ftohta
Kur jeni anemik qarkullimi i gjakut është i kufizuar.
Ky qarkullim i kufizuar i gjakut në duar dhe këmbë, mund te shkaktoj ndjenjën e ftohtë dhe mpirje në këto pjesë.
Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të D...
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri