Policët e stacionit të Fushë Kosovës, A. Ahmeti, D. Gashi, V. Camaj dhe B. Hasolli janë kthyer në makth për shoferët e veturave që qarkullojnë në magjistralen Fushë Kosovë- Prishtinë.
Ata brenda ditës shqiptojnë më dhjetëra tiketa për kundërvajtje me ose pa të drejtë.
Një shembull se këta policë kanë vepruar pa të drejtë ka dhënë një lexues i Magazina.al, emër i njohur për redaksinë. Ai ka treguar se si këta policë e kanë dënuar pse ai nuk ka respektuar shenjën e komunikacionit cila nuk ekziston fare në atë vend. Behët fjalë për semaforët tek lagja Apollonia1 ku nuk ka asnjë shenjë që tregon se ndalohet kthimi gjysmë-rrethor nga rruga anësore.
Qytetari tregon po ashtu se policia e ka orientuar keq kur ai ka pyetur se në cilin stacion mund të ankohet për sjelljen e tyre. Megjithatë shoferi i dënuar është ankuar të eproret e tyre ku ka marrë premtimin se do merren masa ndaj sjelljeve jo të mira të policisë.
Në komunën e Fushë Kosovës, pranojnë se nuk ka shenja të komunikacionit në këtë pjesë, por thonë se i takon ministrisë së Infrastrukturës që t’i vendos ato.
Ndërkohë, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës, ka thënë për Magazina.al se qytetarët, për të tilla sjellje, duhet të ankohen në Inspektoratin Policor dhe më pas siç tha ajo në bazë të shkeljeve që janë bërë, do të merren masa ndaj policëve. /Magazina.al
Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të D...
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri