Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosovës i kanë ardhur dy lajme të mira për vetëm një kohë të shkurtër. Ai ka folur edhe për cakërrimin e gotave me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Besoj se dy lajmet e mira që kanë qenë të jashtëzakonshme dhe historike, liberalizimi i vizave ka shënuar një moment të ri të skenës politike. Gjërat që janë në interes nacional na bashkojnë të gjithëve, çdo iniciativë çdo komunikim do ta fuqizoj”, ka thënë Thaçi gjatë takimit me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, raporton Indeksonline.
Thaçi ka thënë se puna e përbashkët e të gjitha partive politike, është rezultati i liberalizmit. Ai ka thënë se askush nuk duhet të provojë t’i marr meritat e liberalizimit, sepse ky është rezultat i të gjithëve.
“Punët e përbashkëta janë ato që na qojnë përpara. Kur kemi punuar bashkë gjithmonë kemi fituar dhe tani jemi duke shënuar rezultate të reja edhe anëtarësimi në UEFA, por para së gjithash liberalizimi i vizave, që ka qenë rezultat i përbashkët i pozitës dhe opozitës. Askush mos të pretendon t’i merr kredit për interesin partiak. Mesazhi ishte pjesëmarrja e të gjitha partive në Kuvend”, ka thënë Thaçi.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026