“Çdo njësi i ka përgatit ushtarët e vet për këtë garë, nëpër faza si ushtrime fizike, navigimi, gjuajtja me armë, poligoni me pengesa, testi me shkrim dhe marshimi me pesha.”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se të gjithë kolegët e tij e kanë pritur mirë lajmin, pasi pikët e kanë përcaktuar se kush do të jetë më i miri.
“Ka qenë fazat e testimit fizik, si vrapimi, pompa dhe barkore por që s’kanë qenë të vështira për ne.”
Gashi ka folur edhe për ditët e zakonshme të punës brenda FSK-së, ku ka thënë se në kazermë paraqiten në ora 08:00 të mëngjesit dhe pastaj zbatojnë detyrat ditore.
Madje ai ka përmendur edhe mundësinë që iu ofron FSK ushtarëve të cilët distancën e banimit e kanë të largët, kështu që mund të pushojnë nëpër hapësirat e kazermës.
Për çështjen se a është e gatshme FSK të shndërrohet në ushtri, Gashi ka thënë se për këtë çdo ushtar është gati tashmë.
“Udhëtojmë, mirëpo ata që kanë distanca të largëta mund të banojnë në hapësirat e kazermës, unë preferojë që të udhëtojë pasi dua që të shkojë në familje.”
“Nuk është e vështirë ta mbash uniformën, sidomos kur e donë atë nuk është aspak e vështirë, është knaqëësi”, tha ai për Klan Kosova.
Rafet Gashi është pjesë e Batalionit të parë të FSK, që operon përbrenda Brigadës së Reagimit të Shpejtë.
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport