“Kryetarja ka qenë zëvendëspresidente e AKR-së. Trampolina që e ka shfrytëzuar kryetarja në AKR ka qenë shumë e madhe, stabile dhe zonja çdo gjë e ka pasur të mundur në ARK. Dhe në një moment të caktuar të lihet AKR-ja anash ka qenë e pakuptueshme dhe ka qenë papërgjegjësi. Pak më but po them ka qenë përfituese, për arsye se AKR-ja ka qenë aty”, ka thënë Pacolli në emisionin ‘Natën’ me Fatmir Spahiun, në RTK.
Ai ka shtuar se ashtu siç Gjakova udhëhiqet sot, nuk udhëhiqet prej AKR-së. Derisa thotë se nuk e kishte njohur asnjëherë Mimoza Kusarin, por ajo kishte shkuar vet në zyre për ku kishte kërkuar aderimin në AKR.
“Unë nuk e kam njohur kurrë Mimoza Kusarin dhe emri saj ka qenë zero. Mua më është imponuar ajo prej një bashkëpunëtori dhe ajo ka ardhur ka shprehur dëshirën me qenë pjesë e AKR-së”, ka thënë Pacolli.
“Ajo prej AKR-së ka qenë numri i dytë në Qeveri, ka qenë ministre dhe ka punuar në mënyrë autonome, ka dashur të kandidojë për kryetare të Gjakovën dhe e kemi mbështetur pa limit dhe ajo e ka pasur një fushatë shumë të kushtueshme në Gjakovë, të përmasave milionëshe. Unë i kam premtuar Gjakovës se ne do ta ndryshojmë Gjakovën”, ka theksuar ai.
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport