Burg me kusht për ish-financierin e Sindikatës

08:35 | 5 Maj 2016
M. A.

Adem Llumnica, administrator në Klinikën e Pediatrisë dhe ish-financier në Sindikatën e QKUK-së, është dënuar me 3 muaj burg me kusht, pasi nuk ka pranuar që t’ia dorëzojë dokumentacionin zyrtar Federatës së Shëndetësisë, duke pamundësuar auditimin. Burime të gazetës thonë se kjo është bërë që të fshihen keqpërdorimet e buxhetit të Sindikatës së QKUK-së.

Tre muaj burg me kusht i ka dhënë gjykata administratorit të Klinikës së Pediatrisë, Adem Llumnicës, pasi e ka gjetur fajtor për veprën penale “Asgjësimi dhe fshehja e materialit arkivor”.

Kështu thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës të datës 30.03.2016, me numër 292/15, të gjyqtares Albina Shabani – Rama.

Gjykata e ka gjetur fajtor Llumnicën pasi ai në periudhën kohore prej vitit 2007 deri më 2010, derisa ka ushtruar detyrën e financierit të Sindikatës së QKUK-së në mënyrë të kundërligjshme ka fshehur, asgjësuar ose ka bërë të papërdorshëm dokumentacionin zyrtar të financave.

“Të njëjtin e ka nxjerrë nga QKUK-ja dhe ka marrë me vete e të cilin dokumentacion e mban i pandehuri dhe tani në vazhdimësi në posedim, me ç’rast të dëmtuarës Sindikatës së QKUK-së, i ka shkaktuar kryerjen normale të auditimit të rregullt dhe i ka shkaktuar dëm material”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që e posedon gazeta “Zëri”.

Fshehu dëshmitë për keqpërdorime të financave të Sindikatës

Burime në QKUK kanë thënë se materialet nuk janë dorëzuar me qëllim, pasi Llumnica i është frikësuar auditimit.

“Pas atyre dokumenteve fshihen keqpërdorime të mëdha, dhe pas këtyre keqpërdorimeve qëndrojnë edhe ish-udhëheqës të lartë të spitalit. Andaj edhe është menduar si zgjidhja më e mirë fshehja e këtyre dokumenteve”, ka thënë burimi i gazetës.

Ndërkohë, Adem Llumnica, sipas aktvendimit të Gjykatës, obligohet që brenda 30 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktvendimi t’ia kthejë dokumentacionin zyrtar financiar Sindikatës së QKUK-së…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri 

Shpërndaje në rrjete sociale