Përfundimisht dje u thye izolimi afatgjatë për Kosovën, duke mos mbetur shteti i vetëm në Ballkan pa liri të lëvizjes në Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian edhe zyrtarisht rekomandoi heqjen e vizave për kosovarët, por me kusht që të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi dhe të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni
Komisioni Evropian edhe zyrtarisht i ka rekomanduar dje Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Propozimi është bërë së bashku me vlerësimin pozitiv të Komisionit që konfirmon se Kosova ka përmbushur kriteret e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Në Këshill vendimi për propozimin e Komisionit do të merret me shumicë të kualifikuar. Sidoqoftë, Avramopolous ka thënë se maksimumi sa mund të zgjasë procesi teknik deri në lëvizjen pa viza është deri në tre muaj.
Ndërkohë ai ia ka kujtuar Kosovës se deri në momentin që ky propozim të futet në fuqi vendi duhet të ratifikojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, si dhe të bëjë hapa konkretë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri si dhe në versionin online me parapagim në online.zeri.info)
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...