Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka uruar për marrjen e rekomandimit për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian.
Sipas Limajt ky është një vendim historik dhe shumë i mirëpritur për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Postimi i Limajt në Facebook:
Komisioni Evropian më në fund dha rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ky është një vendim historik dhe shumë i mirëpritur për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ky vendim tregon përkushtimin dhe dërgon mesazh të qartë për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe të të gjitha shteteve tjera të Ballkanit.
Ky vendim duhet të na inkurajojë edhe më shumë për punë dhe përkushtim në mënyrë që të kryejmë me kohë edhe reformat tjera të nevojshme në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.
Mirënjohje të thellë shteteve që po kontribuojnë pareshtur, në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026