Pas aterimit të rrezikshëm të aeroplanit të Turkish Airlines, që doli nga pista gjatë aterimit në Aeroportin “Adem Jashari” ka mbyllur të gjithë aeroportin.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, sipas së cilës, nga aterimi i aeroplanit të linjës Stamboll-Prishtinë nuk ka të lënduar.
“Ju konfirmojmë se fluturimi Turkish Airlines TK1018, nga Stambolli ka pasur një aksident minor në aterim i cili fatmirësisht nuk ka rezultuar në ndonjë të lenduar. Me këtë rast aeroporti shpallet i mbyllur për një afat kohor prej disa orësh deri në përfundimin e hetimeve fillestare teknike”, ka thënë Gara.
Një pasagjer që ka qenë brenda aeroplanit që ka pasur aksident e ka përshkruar këtë incident “gati tragjik”.
Zëdhënësja e Aeroportit, ka thënë se nuk mund të flitet për arsyet e këtij aksidenti pa u kryer hetimet teknike.
Por dyshohet të një nga arsyet të ketë qenë reshjet e shiut.
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...