Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar besimtarët ortodoksë në Kosovë dhe bashkëkombasit që jetojnë në vise të tjera, me rastin e Pashkëve.
Në një postim në Facebook, Veseli ka uruar që festa të tilla të rëndësishme fetare të shërbejnë për zemërgjerësi, tolerancë, respekt dhe dashuri në mes njëri-tjetrit.
“Dëshiroj të uroj besimtarët ortodoksë në Kosovë si dhe bashkëkombësit tanë në vise të tjera që i përkasin Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, gëzuar për shumë mote Pashkët. Shpresoj që kjo festë t’ju gjejë në gëzim e lumturi bashkë me të afërmit tuaj. Po ashtu shpresoj që Pashkët, dhe festa të tjera të rëndësishme fetare, të shërbejnë për të ringjallur zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit dhe të na ndihmojnë që të bëhemi qytetarë më të virtytshëm e bujarë”, shkruan Veseli.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...