Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, pas arrestimit në Zvicër të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Albert S., me kërkesën e shtetit serb për ekstradim në Serbi.
Ai ka thënë se ky veprim “jo vetëm që është i pa pranueshëm, por është edhe vënien e Zvicrës në shërbim të politikës se gjenocidit serb të ushtruar për dekada të tëra në Kosovë.”
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës në këtë rast duhet të vihet fuqishëm në mbrojtje të qytetarëve të vet.
“Qeveria e Kosovës e Presidenti, duhet të reagojnë institucionalisht, te të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën, në të gjitha vendet që jetojnë e punojnë qytetarët e Kosovës, që çdo ekstradim i cilitdo qytetarë të Kosovës duhet të bëhet vetëm në Kosovë e askund tjetër”, ka shkruar Krasniqi në reagimin e tij.
Nëse ata nuk vihen ne mbrojtje të qytetarëve të Kosovës, duhet të dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre, ka thënë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Reagimi i plotë i Krasniqit:
Arrestimi i Albert S., ish pjesëtar i UÇK-së në Zvicër me kërkesën e shtetit Serb për ta ekstraduar në Serbi, jo vetëm që është i pa pranueshëm, por është edhe vënien e Zvicrës në shërbim të politikës se gjenocidit serb të ushtruar për dekada të tëra në Kosovë.
Zvicra është njëri nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka lidhje diplomatike me Kosovën, kjo do të thotë se nuk e ka asnjë arsyeje për t’i ekstraduar qytetarët e Republikës së Kosovës në Serbi. Madje cili është ai shtet në Evropë që nuk e di se cila ishte politika serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Qeveria e Kosovës në ketë rast duhet të vihet fuqishëm në mbrojtje të qytetarëve të vet. Por jo vetëm kaq.
Qeveria e Kosovës e Presidenti, duhet të reagojnë institucionalisht, te të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën, në të gjitha vendet që jetojnë e punojnë qytetarët e Kosovës, që çdo ekstradim i cilitdo qytetarë të Kosovës duhet të bëhet vetëm në Kosovë e askund tjetër.
Pasi këta njerëz janë duke biseduar me Serbinë që disa vite dhe i kanë bërë asaj koncesione të pa numërta, duhet të kërkojnë nga bashkëbiseduesit serb, që t’i ndërpresin përpjekje për t’i ndjekur qytetarët e Kosovës ose duhet që ta ndërprenë çdo formë të komunikimit me qeveritarët e Beogradit!
Nëse, nuk e bëjnë ketë dhe nuk vihen ne mbrojtje të qytetarëve të Kosovës, duhet të dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre, në mënyrë që t’i hapin rrugë zgjedhjeve të reja të lira dhe të mos të lajmërohen më, pasi nuk kanë potencë të udhëheqin me vendin.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...