Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në Republikën e Kosovës dhe më gjerë, me rastin e kremtimit të Festës së Pashkëve.
Duke shprehur urimet më të përzemërta, kryeministri Mustafa theksoi se kjo festë përcjellë te njerëzit e vullnetit të mirë mesazhet dhe vlerat më të larta të shpresës, sakrificës, humanizmit, mirëkuptimit e tolerancës.
“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj Pashkët, me shpresën që kjo festë e shenjtë të sjellë më shumë dashuri, harmoni dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thekson kryeministri Isa Mustafa, duke shprehur dedikimin e Qeverisë dhe qytetarëve për kultivimin dhe forcimin e mëtejshëm të vlerave tradicionale të harmonisë në Republikën e Kosovës.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...