Mjekët rekomandojnë përdorimin e syzeve të diellit që në mënyrë efektive do të mbrojnë sytë nga rrezet e dëmshme UV (ultravioletë), e jo ato që “rrinë mirë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimet e syzeve të diellit variojnë nga disa euro deri në qindra euro.
Përdorimi i syzeve të diellit është më intensiv gjatë periudhës së pranverës dhe verës.
Profesoresha nga Fakulteti i Mjekësisë nga Universiteti 18 mars në Çanakkala, në veriperëndim të Turqisë, Arzu Taskiran Comez, ka thënë se gjatë periudhës kur dielli është më i fortë, duhet mbrojtje intensive për sytë nga rrezet e dëmshme UV.
Ajo theksoi se rrezet UV mund të dëmtojnë indet e syve, kornenë dhe të shkaktojë katarakte.
Kjo është arsyeja pse, sipas saj, është e nevojshme që të përdoren syze dielli të cilat kryesisht mbrojnë sytë.
“Shpesh zgjedhin syzet që i përshtaten formës së fytyrës. Me rëndësi është të zgjedhen syze që bllokojnë rrezet UV,” tha Comez e cila shtoi se duke bllokimi i rrezeve UV duhet të jetë të paktën 70-80 për qind.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...