Delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe mediet nesër do të udhëtojnë për Budapest, ku do të përcjellin Kongresin e UEFA-s, ku do të votohet për pranimin e Kosovës.
Nesër më 2 maj delegacioni i FFK-së Fadil Vokrri kryetar dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, do të udhëtojnë për në Budapest ku janë të ftuar të marrin pjesë në kongresin e 40-të të UEFA-s, i cili fillon punimet më 3 maj e ku do të shqyrtohet edhe pranimi i FFK-së në UEFA.
Po ashtu nesër udhëtojnë për në Budapest edhe anëtarët e KE të FFK-së e ku do të jenë edhe dy ish kryetarët e FFK-së Agim Bytyqi e Sabri Hashani.
Në këtë kongres po ashtu do të marrin pjesë edhe një numër i madh i medieve, në mesin e tyre edhe Indeksonline, e cila do të raportoj nga vendi i ngjarjes.
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...