Policia e Kosovës ka arrestuar Lubisha Vujoviq-in, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në grupin kriminal, të cilin besohet se e ka udhëhequr Azem Syla, njofton Insajderi.
Vujoviq është personi i tetë më radhë i arrestuar për këtë rast, derisa të dyshuar janë më shumë se 50 pesona.
Është arrestuar personi i tetë në rastin tashmë të njohur si ai grupi i Azem Sylës.
Lajmin për arrestimin e një të dyshuari në këtë rast e ka konfirmuar edhe Prokuroria e shtetit.
“Konfirmoj se është arrestuar një person i përfshirë në grupin e të dyshuarve në aksionin e fundit kundër korrupsionit. Nuk dihet asnjë e dhënë për personin e arrestuar por vetëm se ai është arrestuar në pikën kufitare në Jarninë”, ka thënë Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...