Flokët e larë rregullisht 2-3 herë në javë, janë më të shëndetshëm. Ajri i ndotur, yndyra dhe djersitja ndikojnë në flokët tuaja më shumë seç mund të mendoni.
Kur të bëni dush, formoni shkumën me ujë të vakët në qoftë se keni flokë normalë apo të yndyrshëm, përkatësisht me ujë të ftohtë në qoftë se flokët i keni të thata.
Shampon lëreni të veprojë disa minuta dhe pastaj flokët i krihni me krehër me dhëmbë sa më të gjerë. Vetëm pasi t’i keni bërë këto veprime, lajini flokët.
Harrojeni shprehinë e vjetër të fërkimit të tepërt të flokëve me peshqir pas larjes. Do të ndiheni më komodë, por edhe për flokët do të jetë më mirë në qoftë se i mbështillni vetëm me një peshqir të tharë.
Peshqiri i mbledh pjesën më të madhe të lagështisë nga flokët. Pas një kohe merrni edhe një peshqir të tharë dhe fërkojini me të butë flokët.
Intervali kohor për tharjen e flokëve me tharëse të ftohtë është midis 25 dhe 30 minutash. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë dëmtime.
Vetëm pas tharjes mund të bëni krehjen e flokëve./arbresh.info/
Stuhia godet Kaliforninë, shkaktohen përmbytje masive dhe ev...
Kryeministri Rama uron besimtarët: Gëzuar Krishtlindjen!
KEK reagon: Punëtorët që protestuan për pagë mesatare 1.100 ...
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen
Përparim Rama pret sot Dafina Zeqirin, do t’i dhurojë “Hyjne...
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...