“Sikur në rrafshin politik e institucional ku i kemi bashkë Isa Mustafën e LDK-së, Hashim Thaçin e PDK-së, Kadri Veselin e ShIK-ut, dhe këta bashkë me Vuçiqin e Daçiqin, ashtu edhe në nëntokën e organizuar për shpronësim toke, janë bashkë eksponentë të të njëjtave grupe”, kështu u tha në një konferencë për media të thirru nga Lëvizja Vetëvendosje.
Anëtari i kësaj lëvizje Ylli hoxha tha se rrjeti i kriminelëve si ai që u arrestua ditë me parë dëshmon krimin e organizuar në Kosovë.
“Rasit i Azem Syles e të tjerëve është vetëm maja e Ajzbergut në tërësinë e demit që iu është shkaktuar Kosovës gjatë këtyre 15 viteve” tha Hoxha.
Ai tha së VV posedon dëshmi që gjatë viteve të 80-ta janë shpronësuar rreth 60 hektarë në mënyrë të paligjshme në një pjesë të Prishtinës.
“Kemi dëshmi se gjatë kësaj kohe janë shpronësuar 60 hektarë në mënyrë të paligjshme. Ky rrjet arriti ta shpronësoj Prishtinën në radhë te parë. Në Sofali kemi dëshmi që janë shpronësuar disa hektarë.
Ai tha se pos Sofalisë dyshojnë së ka edhe shumë hektarë të shpronësuar nëpër Prishtinë.
“Ne dyshojmë se ngjashëm me rastin e Myfail Cakollit ka shumë që këto prona tregojnë që janë shpronësuar në vitet e 80-ta të cilat tanimë janë prona private. Në Sofali paskemi humbur rreth 60 hektarë e në tërë Prishtinën kemi humbur edhe shumë hektarë tjerë.
VV ftoi Prokurorinë e Kosovës t’i merr me seriozitet hetimet ndaj këtij rasti./Arbresh.info
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...