RTK-ja është thellësisht e shqetësuar me fyerjen e rëndë që i është bërë Kosovës nga Grupi i Referencës për Këngën e Eurovizionit të cilët e ndalojnë flamurin e Kosovës të valvitet në këtë festival.
Radio Televizioni i Kosovës është thellësisht i shqetësuar që flamurin e Kosovës e vendosin në listën e njëjtë ku janë edhe flamuj të organizatave terroriste (ISIS-it) dhe vendeve tjera që janë të kontestuara ndërkombëtarisht. Ky vendim vjen vetëm disa ditë para se RTK të marrë pjesë pikërisht në takimin e Grupit të Referencës ku pritej të merrej vendimi nëse Kosova do të marrë pjesë ose jo vitin e ardhshëm në këngën e Eurovizionit.
Dëshirojmë t’ua bëjmë me dije edhe Grupit të Referencës së Këngës së Eurovizionit por edhe EBU se Republika e Kosovës është e njohur nga rreth 120 shtete të botës. Populli I Kosovës është I dëshmuar si popull paqësor dhe Republika e Kosova asnjëherë nuk ka paraqitur rrezik për askënd, madje ka qenë e hapur ndaj të gjithëve. Këtë e dëshmon edhe Radio Televizioni i Kosovës i cili në kuadër të saj prodhon program për të gjitha komunitetet në Kosovë, ndërsa vetëm për komunitetin serb ka hapur kanal të veçantë televiziv, gjë që nuk e kanë bërë as Serbia për komunitetin shqiptar në Serbi, e as vendet tjera të rajonit.
Vendosja e flamurit të Republikës së Kosovës në listën e njëjtë me flamujt edhe të organizatave terroriste është racizëm, por edhe fyerje e rëndë për qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe për vetë Radio Televizionit të Kosovës.
RTK ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me EBU, kemi marrëveshje të nënshkruar, dhe dëshiroj të besoj që ky veprim i Grupit të Referencës për Këngën e Eurovizionit nuk është marrë me dijeninë e menaxhmentit të EBU-së, prandaj si Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së kërkoj që flamuri i Republikës së Kosovës të hiqet menjëherë nga ajo listë për shkak se ky veprim ka rritur menjëherë presionet ndaj Radio Televizionit të Kosovës për të shkëputur marrëdhëniet me EBU.
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...