“Ndihem me fat, shkojmë dyfish ose asgjë.” Pas kumarit gjatë tërë natës, kjo për shumicën e kumarxhinjve tashmë është shprehje e zakonshme. Dhe tani e dimë edhe pse: një natë pa gjumë është e mjaftueshme për lëvizje në strategjinë tipike mbrojtëse të kumarit nga humbjet potenciale kah ajo në të cilën ndërmerren rreziqe më të mëdha në kërkim të shpërblimeve më të mëdha.
Scott Huettel nga Universiteti Duke në Durham, ka kërkuar nga 29 persona të rritur të mos flenë gjatë natës. Pastaj u ka dhënë një varg detyrash të kumarit ku kanë mundur të manipulojnë me opsionet e bastit dhe në të njëjtën kohë ua ka skenuar trurin duke përdorur rezonancën magnetike.
Për dallim nga vullnetarët që kishin pushuar mirë, ata të cilët janë privuar nga gjumi kanë ndryshuar sjelljen duke tentuar të fitonin çmime të mëdha, edhe pse kjo ka nënkuptuar ndërmarrjen e rreziqeve më të mëdha. Kjo ka përkuar me rritjen e aktivitetit të trurit në korteksin ventromedial prefrontal, zonën e rëndësishme për përcaktimin e vlerës. Po ashtu kanë treguar rënie të aktivitetit në insulën e djathtë të përparme duke rezultuar me vendimet të cilat kanë çuar në humbje, dhe kjo është zona e lidhur me emocionet negative.
“Nëse i marrim parasysh bashkë”, shpjegon Huettel, “këto efekte mund t’i shtyjnë njerëzit drejt sjelljeve të papërshtatura: kërkimi i fitores duke injoruar pasojat negative”. Dhe një tjetër gjë vendimtare, kjo anshmëri nuk kishte lidhje me nivelin e vigjilencës te vullnetarët.
Kështu që, nëse ndiheni mirë pas një nate pa gjumë, kjo kurrsesi nuk do të thotë që mund të mendoni dhe të merrni vendime normalisht.
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...