Autoritetet italiane kanë arrestuar katër të dyshuar, të cilët kishin një gatishmëri të theksuar për të kryer sulme terroriste në Romë dhe Vatikan. Të paktën dhe dy të tjerë janë në arrati.
Ndërkohë që nuk kishte ndonjë tregues të një sulmi të afërt grupi dyshohet se ishte urdhëruar nga Shteti Islamik, për të kryer krime në Itali, “me theks të veçantë në qytetin e Romës”, si dhe në Vatikan gjatë vitit Jubileu i Mëshirës, ka thënë prokurori i Milanos Maurizio Romanelli, transmeton arbresh.info.
Dy nga të ndaluarit përfshinin Abderrahim Moutaharrik, një kampion i kikboksit dhe gruan e tij Salma Bencharki. Çifti u arrestua në provincën e Lombardisë të Lecco si pjesë e një hetimi të përbashkët nga agjencia kundër terrorizmit e Italisë, Divizioni i Hetimeve të përgjithshme dhe operacione speciale (Digos) dhe ROS, një grup i veçantë i operacioneve që është pjesë e forcës policore të karabinierëve italianë.
Autoritetet thanë se çifti ishin duke planifikuar të udhëtonin në territorin e ISIS-it me fëmijët e tyre të moshës dy dhe katër./arbresh.info
https://youtu.be/qR6KeXaFQXk
Barcelona ka gati të hap një tjetër pjesë të “Spotify ...
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...
Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri
Ushtria izraelite thotë se vrau një anëtar të Forcës Quds të...
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund ...
Drita njofton mbylljen e bashkëpunimit me Derrick Bonsu