Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nuk ka kundërkandidat megjithëse gara për të parin e kësaj partie është e hapur. Analistët politikë thonë se mungesa e konkurrencës brenda subjekteve politike kosovare ndodh për faktin se ato më shumë kanë qenë organizime rreth liderit, sesa që kanë qenë subjekte të vërteta politike, e me program të qartë. Madje veprimet autoritare brenda subjekteve politike, sipas tyre, nuk krijojnë ambient për konkurrencë.
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se procesi për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie është i hapur, madje ai ka thënë se beson që do të ketë ndonjë konkurrent të ri. “Procesi është i hapur për konkurrencë dhe besoj se ndokush konkurron”, ka thënë Kuçi.
Në anën tjetër, politologu Belul Beqaj ka thënë se mungesa e konkurrencës për kryetar të partisë është pasojë e mungesës së konkurrencës përgjithësisht në shoqëri.
“Mungesa e konkurrencës për kryetar të partisë është pasojë e mungesës së konkurrencës së mirëfilltë në shoqëri. Prandaj, defekti kryesor i shoqërisë tonë liberal-demokratike qëndron në faktin se jetën e kemi ndërlidhur me veprime autoritare, prandaj edhe nuk krijohet ambienti për konkurrencë”, ka vlerësuar Beqaj, duke thënë se konkurrenca e mirëfilltë nënkuptohet si armiqësi, e jo si vlerë e shtuar që shpie shoqërinë drejt zhvillimit..(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...