Pronat në afërsi të autostradës që po ndërtohet për në Shkup, në dalje të fshatit Uglar të Fushë Kosovës, në hyrje të fshatit tjetër Preocë, dyshohet të jenë tokat që zbuluan skandalin me rrjetin kriminal të udhëhequr nga deputeti i PDK-së, Azem Syla.
Ndërkohë që shumë biznese të fuqishme janë ndërtuar në prona të shpronësuara paligjshëm, skaj magjistrales Prishtinë-Shkup.
Qytetarët e lokacioneve përreth këtyre tokave nuk preferojnë të flasin se cilat toka saktë janë shpronësuar në mënyrë ilegale.
“Nuk e dij saktë… Këtu ka shumë toka që kanë qenë të përfshira në procesin e shpronësimit”, ka thënë një banor në Çagllavicë.
Avokatët mbrojtës të Azem Sylës dhe Nuhi Ukës, nuk e dinë saktë vendin se ku gjenden pronat për të cilat klientët e tyre po dyshohen se i shpronësuan në mënyrë të paligjshme.
Tahir Rrecaj, avokat mbrojtës i ish-kryetarit të ish-Gjykatës Themelore të Prishtinës, Nuhi Uka, ka thënë për “Zërin” se saktësisht nuk mund t’i cilësojë parcelat se ku gjenden…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
Barcelona i ofrohet kontratë të re yllit të skuadrës
Komuna e Obiliqit ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri n...
“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët
Bayern Munich vendos për të ardhmen e Harry Kane
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...