Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja do të jetë deputeti i Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së Azem Sylës nga mandati i tij si deputet.
Sipas rezultateve zyrtare në KQZ, mandati i deputeti duhet të kalojë te Shukri Buja, i cili ka garuar me numrin 80 dhe ka marrë 8,224 vota, transmeton Koha.net. Më 30 dhjetor të 2015-s ai është dënuar me 4 muaj burgim me kush dhe 2000 euro gjobë, pasi nuk kishte deklaruar pasurinë.
Azem Syla, në anën tjetër, ka dhënë dorëheqje pasi po hetohet si udhëheqës i një grupi të krimit të organizuar në lidhje me shpronësimin e disa pronave.
Buja ka qenë komandant i Zonës Operative të Nerodimës gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e pas luftës ai ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së. Në vitin 2007 ai ka garuar për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, duke fituar dhe duke e mbajtur këtë mandate deri në vitin 2013, kur pas zgjedhjeve lokale e ka humbur garën përball Imri Ahmetit të LDK-së.
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...