AGK e shqetësuar me fyerjen ndaj gazetares nga kryeredaktori i Insajderit

14:21 | 28 Prill 2016
M. A.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar lidhur me publikimet e gazetares së portalit “Insajder”, Egnesa Vitia, e cila ka akuzuar kryeredaktorit e këtij portali, Vehbi Kajtazi, dhe njërin nga gazetarët e Insajderit, Vullnet Krasniqin për fyerje ndaj saj.
Në reagimin AGK-së, thuket se ata kanë pranuar me shqetësimin informatat se ish-gazetarja e portalit “Insajder”, Egnesa Vitia është fyer nga kryeredaktori Vehbi Kajtazi dhe gazetari Vullnet Krasniqi.

“AGK-ja nuk është e pajtuar me formën e trajtimit të punëtores nga kolegjiumi i këtij mediumi duke përfshirë edhe mosrespektimin e ligjit të punës”.

“Mungesa e kontratave dhe pagesat e tilla minimale nuk duhet të jenë praktika neper mediat tona”.

“AGK-ja kërkon respektim të ligjit të punës dhe posaçërisht respektim të dinjitetit të gazetarëve sidomos atyre që janë të rinj në profesion”.

“Ne rekomandojmë palët që të gjitha mosmarrëveshjet t’i zgjedhin duke iu drejtuar organeve kompetente, si Inspektoratit të Punës dhe Gjykatës”, thuhet në reagim.

Shpërndaje në rrjete sociale