Ka reaguar deputeti i PDK-së, Azem Syla pas një aksioni të gjerë policor nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës për të arrestuar atë dhe 50 persona të tjerë, nën dyshimin për krim,korrupsion të organizuar dhe shpërlarje parash.
Syla ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë, kurdo që organet e drejtësisë e shohin të nevojshme.
Ai ka dërguar një deklaratë për media, ku thotë se nuk ka qenë në dijeni për ndonjë hetim ndaj tij.
Deklarata e plotë e Sylës:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!
– Me shqetësim të thellë kam marrë lajmin sot, për bastisjen e shtëpisë sime në orët e hershme të mëngjesit, nga policia e Eulexit dhe policia e Kosovës.
– Njoftoj opinionin e gjerë se unë deri ditën e djeshme kam qenë në Republikën e Kosovës, duke kryer te gjitha aktivitetet e mia publike si deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.
– Unë nuk kam pasur asnjë fletëthirrje nga organet shtetërore dhe nuk kam qenë në dijeni se ka qenë duke u zhvilluar ndonjë hetim ndaj meje.
– Prandaj unë qysh dje pasdite ka m lëvizur jashtë vendit me një agjendë time personale.
– Vlen të theksohet se sot gjatë bastisjes së shtëpisë sime, unë kam qenë në kontakt përmes telefonit me organet kompetente që kanë marrë pjesë në bastisje, dhe kam shprehur gatishmërinë time për t’u kthyer në Kosovë dhe për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë, në çdo kohë kur ata e shohin të nevojshme.
– Unë Azem Syla dua t’i garantoj familjarët e mi, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës, se asnjë nga pretendimet e ngritura ndaj meje, nuk qëndrojnë, janë të pavërteta, tendencioze dhe qëllimkëqija. Unë absolutisht jam i pastër, dhe kjo pastërti do të dëshmohet shumë shpejt nga organet e drejtësisë.
– Një jetë të tërë ja kam kushtuar krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Republikës së Kosovës, prandaj jam i prirë fuqishëm të besoj në organet e drejtësisë së vendit tim.
Me respekt!
Azem Syla
Zyrtare: Gentrit Salihu transferohet tek Lokomotiva e Zagreb...
Plagosi me thikë vajzën e tij dhe një kalimtar të rastit, ar...
Hamza takon ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimet po...
Osmani takon shefin e OSBE-së, thekson rëndësinë e konstitu...
Gjykimi drejt fundit, Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit ...
Dallaveret me vota – Prokuroria nis hetimin në Drenas