Federata e Boksit të Kosovës (FBoxK), këtë fundjave do të vazhdojë më aktivitet e saj.
FBoxK përmes një njoftimi ka konfirmuar se më 23 prill në Pejë do të mbahet turneu i boksit për gjitha grup-moshat.
Organizator të këtij turneu është Klubi i boksit Peja, ndërkaq, në turne do të ngjiten boksierë nga gjitha grup-moshat, kurse, turneu mbahet në “Karagaçi” te Pejës dhe nis në orën 16:30.
Sipas FBoxK-së, ky turne është i mirëseardhur për boksierët që do të përfaqësojnë Kosovën më 29 prill në Podgoricë në turneun EUBC ‘Trofeu i Podgoricës’.
Në turneun e Podgoricës, Kosova do të përfaqësohet me tre boksierë. Gjysmëfinalet e turneut të Podgoricës luhen më 29 prill, kurse, finalja më 1 maj.
46kg Shpetim Bajoku, 52kg Erdonis Maliqi, 53kg Lindon Fanaj, trajnerët Besimi Brahimi, Votim Zaplluzhani dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, do të udhëtojnë për në Podgoricë, në turneun që marrin pjesë tetë shtete nga rajoni dhe Evropa.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...