NISMA për Kosovën kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i ndërpres bisedimet në emër të Kosovës, pasi ajo e ka humbur legjimitetin për të marrë vendime në emër të shtetit e të qytetarëve të shtetit tonë.
“Njoftimet e fundit se delegacioni i Qeverisë së Kosovës në takimin e fundit me delegacionin e Qeverisë së Serbisë në Bruksel ka arritur një marrëveshje, të cilën po e quajnë kinse veq për një fazë kalimtare, marrëveshje kjo për validitetin e dokumenteve ilegale të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, është një lëshim tepër i rëndë i qeverisë së Kosovës, është gjunjëzimi i radhës përballë Serbisë, është tallja e radhës e kësaj Qeverie me qytetarët e vendit tonë, është poshtërim i shtetit.
NISMA për Kosovën kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i ndërpres bisedimet në emër të Kosovës, pasi ajo e ka humbur legjimitetin për të marrë vendime në emër të shtetit e të qytetarëve të shtetit tonë.
NISMA kërkon që qeveria, urgjentisht ta shfuqizojë marrëveshjen e bërë dje, me të cilin po i legjitimon dokumentet ilegale të strukturave paralele të te regtjimit serb në Kosovë”, thuhet në kumtesë.
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...