Para se vendimi për vuajtje të dënimit prej tetë vjetësh të bëhet i ekzekutueshëm, Dervishi ka marrë një pushim vjetor në QKUK, që i kishte mbetur pa shfrytëzuar nga viti i kaluar.
Por edhe pse 12 ditët e pushimit vjetor i ka kaluar, Dervishi nuk është paraqitur as në qendrat korrektuese për të filluar vuajtjen e dënimit, ashtu siç precizohet në vendimin e Gjykatës së Apelit e as në vendin e tij të punës.
Ai ka thënë se këtë pyetje Gjykatës ia kanë bërë për doktorin Lutfi Dervishi, urolog, dhe për anesteziologun Sokol Hajdini.
SHSKUK: Gjykata na është përgjigjur se vendimi për Dervishin është i ekzekutueshëm
“Kemi marrë përgjigjen që për doktor Lutfi Dervishin vendimi është i ekzekutueshëm”, ka thënë drejtori Gjocaj, sipas të cilit, Gjykata është përgjigjur ndërkaq se vendimi për doktorin Sokol Hajdini nuk është i ekzekutueshëm.
“Pra, ai ka të drejtë ankese”, ka thënë drejtori Curr Gjocaj.
– See more at: http://lajmi.net/arratisuri-lutfi-dervishi-ende-punonjes-qkuk-se/#sthash.lnCnXKMT.dpuf
Prokuroria Speciale e demanton Faton Pecin: Kallëzimi i LDK-...
Nga tregtia te siguria ushqimore – Kosova dhe Shqipëria thel...
Rreth 25 shtëpi përmbytën në Greqi pas reshjeve të rrëmbyesh...
Arben Vitia: LVV po bën maksimumin që të shmangen zgjedhjet
Hegseth kërkoi shkarkimin e tij, shefi i Ushtrisë Amerikane ...
Dyshohet mashtrim me njëhësorët e KEDS-it, Prokuroria nis he...