Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha dhe kreut të PD-së, Basha, në lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit.
Tahiri e quan një degradim moral, politik dhe ligjor deklaratën e Berishës, që ndërkombëtarët e kanë urdhëruar kryeministrin Rama të arrestojë Shullazin, pasi e përdorën që të kërcënonte kandidatin për rektor.
“Edi Rama dhe PS nuk kanë ndërhyrë në asnjë çast dhe në favor të askujt në garën e zgjedhjeve universitare. Këto që po zhvillohen janë të parat zgjedhje të lira nga ndikimi i qeverisë që janë zhvilluar ndonjëherë në universitete”, thotë Tahiri.
Ministri i Brendshëm shprehet së në Shqipëri, është vetëm një njeri që e ka përkrahur botën e krimit.
“Policia e Shtetit provoi edhe njëherë se nën këtë qeveri, s’ka asnjë të mbrojtur nga ligji, asnjë mbi ligjin. Sot na akuzojnë për të njëjtat gjëra që i bënin vetë kur ishin në qeveri. Në këtë vend, për dy dekada, ka vetëm një njeri e një parti që ka nxitur, përkrahur e mbrojtur botën e krimit, e po këta kanë gojë sot të na akuzojnë ne. Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojnë vetëm fjalën e urtë popullore, ‘qentë le të lehin karvani ecën përpara’”, e mbyll deklaratën ministri./Shekulli.al
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...