Ndër ndotësit kryesor të mjedisit natyror në Kosovë është KEK-u. Ky konstatim që ka dalë dje edhe nga një hulumtim i Institutit Riinvest, mund të vërtetohet çdo ditë, sidomos, nëse rruga ju bie nga Obiliqi.
Filtrat e shumë përfolur që duhet t’i përdorë KEK-ut për tymnajat e saj, në praktikë tregojnë se as që futen në funksion. Në fotot e bëra pak minuta më parë në afërsi të Kosova B, në Obiliq, shihet se si del tym i pa filtruar.
Çështja e mbrojtjes së mjedisit sipas standardeve evropiane është mjaftë me rëndësi, përveç saj e rëndësishme për institucionet e vendit duhet të jetë edhe vetë shëndeti i qytetarëve që rrezikohet nga tymnajat e KEK-ut, të cilat funksionojnë jashtë çdo standardi.
Përndryshe, në Kosovë ekziston edhe një ministri që njihet si Ministria e Mjedisit, e cila deri sot nuk ka bërë thirrje serioze apo kritikuese ndaj kës aj korporate e cila edhe më tej vazhdon të lëshoj tym pa filtra, duke rrezikuar në masë të madhe ambientin dhe shëndetin e qytetarëve./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...