Universiteti Veror thërret studentët vendas e ndërkombëtarë në edicionin e 16

17:08 | 15 Prill 2016
M. A.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ketë vit organizon edicionin e 16-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar te Prishtinës. Ai do të mbahet nga datat 4-15 korrik 2016, ndërsa aplikimi për studentët vendorë dhe ndërkombëtarë është i hapura deri me datën 30 prill 2016.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master të universiteteve, kolegjeve brenda dhe jashtë Kosovës.

Këtë vit, Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës ofron gjithsej 11 kurse (lëndë) që u përkasin fushave të ndryshme të studimit, të cilat ligjërohen nga profesor ndërkombëtar dhe vendor dhe në përfundim të këtij programi studentët certifikohen dhe marrin 4 kredi (ECTS).

Përveç aktivitetit akademik, përgjatë këtij programi zhvillohen edhe një serë aktivitetesh tjera, si: forume, punëtori të ndryshme, ekskursione, gara sportive, mbrëmje studentore, vizita të ndryshme dhe aktivitet të tjera.

Për gjithë studentet vendor dhe të rajonit (Shqipëri, Serbi, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni) aplikimi është pa pagese (bursa), përcjell koha.net. Në ketë përfshihen: qëndrimi ne konvikt, ushqimi në mensë dhe aktivitete te tjera që do realizohen në kuadër të Universitetit Veror të Prishtinës.

Ndërsa për studentët që u përkasin vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve nga e gjithë bota, duhet të paguajnë një shumë simbolike prej 100 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale