Me mesazh të drejtpërdrejtë kundër një fenomeni shoqëror që vazhdon të pengojë zhvillimin e mirëqenies së qytetarëve, programi kundër korrupsion i UNDP-së, ka nisur fushatën vetëdijësuese kundër korrupsionit.
Qëllimi i fushatës është që të informojë qytetarët rreth rolit të institucioneve kundër korrupsion dhe të i nxisë qytetarët që të raportojnë rastet e korrupsionit në numrin falas të Agjencisë Kundër Korrupsion 0800 10 800.
Programi i UNDP-së kundër korrupsion ka realizuar një sërë iniciativash që nga viti 2012, ku ka ndihmuar komunat të hartojnë Plane të Integritetit, ka realizuar aktivitete të ndryshme për të ngritur kapacitete e gjyqësorit dhe prokurorisë për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin, ka fuqizuar qytetarët që të përfshihen në vendim-marrje, ka mbështetur Agjencinë Kundër Korrupsion në zbatimin e Strategjisë Kundër Korrupsion 2013-2017.
Fushata vetëdijësuese e A ke ti f’tyrë do të vazhdojë gjatë muajve në vijim në qytete të ndryshme të Kosovës. Programi kundër korrupsion i UNDP-së mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicrane për Bashkëpunim dhe Zhvillim./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...