Alban Zogaj, hulumtues në Instituin RIINVEST, në Zona e Debatit të Baton Haxhiut ka thënë se Autostrada e Kombit u ndërtua pa pasur një studim të mirëfilltë fizibiliteti.
“Kemi bërë analizën dhe efektet socio-ekonomike të rrugës mes Kosovës dhe Shqipërisë, kemi studiuar të gjitha dokumentet që kanë qenë në dispozicion dhe kemi kontaktuar të gjitha kompanitë e përfshira”.
“Njëra nga problemet kyçe ka qenë mungesa e një studimi të fizibilitetit, kemi hyrë në një projekt pa e ditur arsyeshmërinë dhe koston e projektit”.
Ai ka theksuar se milionat e investuara në rrugë të shtrenjta, mund të përdoreshin në sfera tjera si arsimi e shëndetësia, njofton Klan Kosova.
“Autostrada Kosovë-Shqipëri dhe ajo që po ndërtohet me Shkupin janë me të vërtetë rrugë moderne, argumentimet tona kanë qenë a kemi qenë në gjendje, a e kemi ne atë luks të ndërtojmë këso rrugësh, apo është dashur të ndërtohen rrugë më të vogla më pak të kushtueshme që do të na kursenin miliona euro në anën tjetër dhe do t’i orientonim drejt arsimit, drejt shëndetësisë dhe infrastrukturës dytësore që është në gjendje të keqe”.
“Dy rrugët i kanë kushtuar 1.5 miliard euro buxhetit të Kosovës dhe ndërtuesi i tyre është kompania më e madhe për momentin në Kosovë”.
Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitar...
Vazhdon shkëlqimi i Endrickut në Ligue 1
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...