Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë duke shqyrtuar mundësitë që t’i bashkojnë forcat edhe në një koalicion të mundshëm parazgjedhor.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë për RTV21 se janë duke i shqyrtuar mundësit e një koalicioni të tillë.
“Do të ishte kënaqësi në rast se do të bashkëpunonim edhe më tej me Nisma për Kosovën”, ka thënë Kadrijaj.
Ndërkaq, të njëjtën gjë e kanë thënë edhe zyrtarë nga Nisma për Kosovën, transmeton Telegrafi.
Sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi, ka thënë se në këto rrethana janë duke biseduar me AAK-në për të vazhduar bashkëpunimin dhe që në të ardhmen të realizohet edhe një koalicion parazgjedhor.
Të dyja partitë kanë hedhur poshtë mundësin për të hyrë në një koalicion qoftë me PDK-në apo me LDK-në, duke thënë se të gjitha janë spekulime.
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...
19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finl...
Zelensky thotë se dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA...