Trembëdhjetë vjeçare dhe e sapomartuar, Jie e shikonte fotografinë e saj të martesës. Jie nga Kina është martuar me bashkëshortin e saj 16 vjeçar tri ditë pas vitit të ri kinez në vitin 2014, jo shumë kohë pasi kishte ngelur shtatzënë.
Kjo tingëllon sikurse një skenë nga e kaluara feudale e Kinës, ku martesat e hershme ishin të zakonshme, sidomos për vajzat. Mirëpo në ditët e sotme, nuset dhe dhëndurët tingjerë, nuk janë jo të zakonshme për zonat e varfra rurale të Kinës.
Fotografja kineze Muyi Xiao e kishte takuar 13 vjeçaren Jie dhe ka realizuar një set fotografik me vajzat e fshatit Yunan në Kinë, të gjitha nën 18 vjet e të martuara.
Xiao e cila e ka udhëtuar regjionin për 18 ditë me radhë, thotë se martesat nuk janë rezultat i presioneve nga prindërit dhe as rezultat i shtatzënive të padëshiruara.
“Nuk kam hasur në martesë të detyruar. Fëmijët ishin të dashuruar dhe të lumtur”, ka thënë ajo, për CNN.










Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...