Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se sot pas përfundimit të orarit të punës është ndaluar dhe kërcënuar gjyqtari i Departamentit për Çështje Penale Agim Kuqi.
Sipas një komunikate për media nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Kuqi është kërcënuar nga i dyshuari Y.D i cili është i pandehur në një rast penal ku Kuqi është gjyqtar në këtë rast.
“Gjykata Themelore-Prishtinë dënon këtë akt të ulët duke cilësuar si sulm direkt mbi sistemin e drejtësisë. Ftojmë organet përgjegjëse që të marrin masat e duhura dhe njëherit sigurojmë opinionin publik se ky rast nuk do të ndikojë në punën e gjyqtarëve të kësaj Gjykate të cilët do të vazhdojnë të marrin vendime të drejta duke respektuar ligjin dhe duke i shërbyer drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Gjyaktës Themelore të Prishtinës.
Roy Keane kundër Michael Carrick: Manchester United ka nevoj...
Rama nis vizitën në Izrael, ndalet në Nova Site: Një tempull...
Të pagjeturit, kërkohet presion më i madh ndërkombëtar ndaj ...
Ylli fiton me rikthim ndaj Vëllaznimit
Policia në veri të Mitrovicës ndalon një veturë me mall të k...
Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e mom...